Pas disa mbledhjesh dhe takimesh me mbështetësit e tij, deputeti i PD-së, Lulzim Basha është shprehur se ai dhe grupi që e ndjek kanë vendosur që të bëjnë rekurs të vendimit të Gjykatës së Apelit, që i’a hoqi vulën dhe logon, duke ja kaluar Sali Berishës.
Duke folur për gazetarët, Basha deklaroi se vendimi i 11 qershorit është i kundraligjshëm dhe për këtë asye do të bëjë rekurs për të pretenduar rikthimin e vulës dhe logos së PD.
Basha ka arritur ne kete vendim, pasi nuk ka pasur alternativa te reja qe mund te ofroje dhe ka vendosur te vazhdoje avazin e vjeter qe e ka nisur prej me shume se 2 vitesh.
‘Besojmë dhe do të kërkojmë që PD të kthehet aty ku duhet të jetë dhe vendi i PDSH është në vlerat në të cilat ka lindur.
Nuk mundet që PD të jetë kundër SPAK, kundër aleatëve tanë strategjikë, kundër atyre që çliruan Kosovën.
Me një rekurs ne do të kërkojmë që PD të kthehet tek vlerat.
Vendimi ynë sot është që PD me anë të një rekursi të kthehet tek demokratët, tek vlerat’, tha ndër të tjera Lulzim Basha për gazetarët pas një mbledhje disa orëshe në atë që deri më tani e kishte seli.







