POLITIKË /

“Welcome to the club”, Balla leksione deputetëve të rinj: Rrini gati për çdo kurth (VIDEO)

Mes leksioneve më të rëndësishme, më shumë sesa fokusi tek problemet e qytetarëve, deputetëve të rinj u lihet porosi ta kenë mendjen tek intrigat politike.

Shkruar nga Versus

“Welcome to the club”, Balla leksione deputetëve të rinj:

Që prej fillimit të këtij muaji, deputetët e rinj të Partisë Socialiste të cilët ulen për herë të parë në karriget e Kuvendit po frekuentojnë akademinë politike ku marrin leksione nga ‘veteranët’ mbi sjelljen në Kuvend dhe veprimtarinë e tyre në politikë.

Këtë herë ka qenë ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ai i cili ka dhënë leksion para deputetëve të rinj të cilët i ka këshilluar që t’i bëjnë sytë ‘katër’ për kurthe në politikë.

“Shpresa ime është që meqenëse ky është rinovimi më i madh që ka patur PS, ne kemi qenë e vetmja forcë politike që qartazi e ka mbështetur votën e diasporës. Keni hyrë në politikë, welcome to the club dhe si të tillë duhet të jeni të përgatitur për çdo lloj kurthi”- tha Balla mes të tjerash. Versus.al

 
Poll