
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha do të angazhohet në qarkun e Tiranës gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Kryeministri Rama i ka besuar Hoxhës angazhimin në njësinë numër 1 në kryeqytet, duke zëvendësuar Eduard Shalsin. Ky i fundit në mbledhjen e kaluar të Kryesisë së PS u emërua drejtues politik në qarkun e Kukësit.
Ndërkohë, nga Kukësi u largua si drejtues politik Pandeli i Majko, i cili po do të angazhohet në Kavajë. Kreu i qeverisë Edi Rama ka zgjedhur kësaj radhe t;i përqëndrojë forcat në Tiranë, i cili prodhon numrin më të lartë të mandateve, konkretisht 37.
Drejtuesit politik i këtij qarku janë Eron Veliaj, ministret Ogerta Manastirliu, Albana Koçiu, Delina Ibrahmiaj, si edhe Elisa Spiropali, Pandeli Majko e Ervin Hoxha./Versus.al








