POLITIKË /

Zgjedhjet nën monitorimin e OSBE-ODIHR! Ja cilën prej qendrave të votimit do të monitorojë kreu i misionit të dielën

Zannier pritet të japë edhe një deklaratë për median, me një vlerësim paraprak mbi standardet e procesit elektoral dhe efektivitetin e teknologjisë së aplikuar. Vëmendje të veçantë do të ketë siguria, transparenca dhe integriteti i sistemit të votimit elektronik.

Shkruar nga Versus

Zgjedhjet nën monitorimin e OSBE-ODIHR! Ja cilën prej qendrave të

Në kuadër të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ambasadori Lamberto Zannier, kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në një nga qendrat e votimit elektronik në zemër të kryeqytetit.

Vizita do të zhvillohet në orën 11:30 në Qendrën e Votimit 1979/00, ZAZ 41, e vendosur në ambientet e shkollës “Dora d’Istria” në Tiranë. Ajo synon të vëzhgojë nga afër funksionimin e teknologjisë së përdorur në procesin zgjedhor, në një kohë kur Shqipëria po eksperimenton më tej me digjitalizimin e votimit.

Zannier pritet të japë edhe një deklaratë për median, me një vlerësim paraprak mbi standardet e procesit elektoral dhe efektivitetin e teknologjisë së aplikuar. Vëmendje të veçantë do të ketë siguria, transparenca dhe integriteti i sistemit të votimit elektronik.

Misioni i ODIHR-it, i përbërë nga ekspertë ndërkombëtarë dhe vëzhgues afatshkurtër e afatgjatë, po ndjek nga afër zhvillimet e fushatës, përgatitjet teknike dhe vetë ditën e votimit, me qëllim garantimin e një procesi të lirë, të ndershëm dhe të besueshëm. /Versus.al/

Poll