AKTUALITET /

E merrte me postë nga Serbia, pranga të riut që shpërndante në Tiranë drogën e fortë halucinogjene (EMRI)

250 doza të drogës sintetike dyshohet se kishin ardhur me postë nga Serbia.

Shkruar nga Versus

E merrte me postë nga Serbia, pranga të riut që shpërndante

Tiranë- Policia ka arrestuar në kryeqytet të riun 20 vjeçar Erdi Kurti i cili shpërndante drogë të llojit LSD e njohur si lëndë narkotike haluciogjene më të fuqishme.

Arrestimi i të riut është bërë pranë ish-stacionit të trenit ndërsa gjatë kontrollit iu gjetën qindra doza të cilat i mbante me vete gati për t’i shitur.

LSD-ja ose Lysergic acid diethylamide është një drogë gjysmë-sintetike e cila zakonisht gëltitet. Një drogë e tillë shkakton humbje të vetëdijes dhe ndryshim rrënjësor të humorit tek personat që e përdorin duke bërë që të kenë edhe halucinacione.

Ndërkohë vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë rrjet të shpërndarjes së drogërave të forta. Versus.al

Poll