AKTUALITET /

Nëna do hidhej nga vinçi për rrogën 38 mijë lekë, ‘Viola Green’ me pronar ‘trurin financiar’ të Suel Çelës! Miliarda të fituara nga bashkitë

Shkruar nga Versus
Nëna do hidhej nga vinçi për rrogën 38 mijë
Suel Çela, Marsel alis Bujar Çela aksioneri kryesor i "Viola Green"

Ditën e sotme, Elona Bregu, një nënë 40 vjeçare e cila ka edhe një vajzë të sëmurë, kërcënoi se do të hidhej nga kulla e oksigjenit të ish-Uzinës në Kuçovë sepse kompania e pastrimit ku ajo punonte “Viola Green” e kishte pushuar nga puna sepse kishte kërkuar 2 pagat e fundit.

Elona dhe koleget e saj kishin shkuar të kërkonin informacion në bashki për rrogën mujore 38 mijë lekëshe të cilën nuk e merrnin prej 2 muajsh e gjysmë, por u njoftuan se ishin pushuar nga puna për shkak të ankesave.

‘Viola Green’ rezulton të jetë ndër kompanitë kryesore që kanë fituar më së shumti tendera nga bashkitë e Shqipërisë. Pronari i saj është Marsel alias Bujar Shega i cili u arrestua në Milano në 2024-ën kur u godit banda e të shumëkërkuarit Suel Çela.

Ndaj Shegës rëndojnë disa vepra penale nga trafiku ndërkombëtar dhe pastrimi i parave tek grupi kriminal. GJKKO e la në burg pas ekstradimit nga Italia.

Bujar Shega i cili është aksioneri kryesor i kësaj kompanie, pastronte paratë e grupit kriminal të Suel Çelës. Dy javë pas arrestimit të Marsel Shegës, administrator i kompanisë “Viola Green” u zgjodh Sherif Kapllani, i cili është edhe aksioner me 33%.

Nëna do hidhej nga vinçi për rrogën 38 mijë

Çfarë është një kontrast i madh në këtë rast është fakti sesi një kompani që ka përfituar dhjetëra milionë euro tendera në 5 bashki të vendit, Kuçovë, Prrenjas, Cërrik, Elbasan dhe Peqin, nuk paguan për muaj të tërë punonjëset e pastrimit. Të dhënat në “Open Corporates” tregojnë se kjo kompani ka fituar 10 tendera në këto 5 bashki me vlerë që e tejkalon shumën prej 7.5 miliardë lekë të vjetra. Versus.al

Poll