Policia e Shtetit ka hapur aplikimet për 400 vende në drejtoritë e policive në 12 qarqet e vendit, të ndara sipas strukturave policore në nivel vendor dhe struktura të veçanta.
Në njoftimin ku janë publikuar qartë kuotat e lira për punësim në qarqe të ndryshme, policia e shtetit ka publikuar edhe kriteret që duhet të plotësojnë të gjithë personat që duan të konkurrojnë për të qenë pjesë.
50% e kuotave të lira do të jenë të garantuara për femrat. Në rast se një aplikanti i pranohet aplikimi dhe i përmbush kushtet e caktuara, do të ndjekë një trajtim 9 mujor mes të cilave 6 muaj teori dhe 3 muaj praktikë pranë stukturave policore dhe më pas do të punësohet në drejtorinë përkatëse të qarkut.







