MAGAZINË /

12 fusha tenisi, palestra dhe restorant! Rafael Nadal në Durrës për të hapur qendër sportive

Tenisti i njohur ka nënshkruar sot marrëveshjen për hapjen e qendrës "RAFA NADAL" në Durrës.

Shkruar nga Versus
12 fusha tenisi, palestra dhe restorant! Rafael Nadal në Durrës
Kryeministri Edi Rama dhe krah tij tenisti legjendar Rafael Nadal

Legjenda e tenisit Rafael Nadal do të hapë një qendër sportive në qytetin bregdetar të Durrësit.

Lajmin e bëri me dije kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në facebook ku ka publikuar edhe fotot gjatë nënshkrimit të marrëveshjes.

Qendra sportive do të ndërtohet pranë akademisë së futbollit të klubit anglez të Manchester City dhe sipas kryeministrit, do të jetë më e madhja që ka hapur deri më tani tenisti i njohur në të gjithë botën për rekordet e tij.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se Qendra Sportive e legjendës së tenisit RAFA NADAL do të hapë dyert në Durrës për fëmijët dhe të pasionuarit e këtij sporti nga Shqipëria e rajoni, krah për krah me Akademinë e Futbollit të Manchester City-t, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama bashkangjitur fotove të publikuara në profilin e tij.

Qendra Sportive Rafa Nadal në Shqipëri do të ketë 12 fusha tenisi, 6 fusha padel, një fushë multi-sportive, një palestër dhe zonë Wellness, një pishinë dhe një zonë restoranti. Përveç kësaj, do të ketë një dyqan dhe një muze me disa nga trofetë e Rafa Nadal dhe objekte të tjera të dhuruara nga atletë të mëdhenj. Versus.al

 
Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: