AKTUALITET /

Shpërthim me tritol brenda pallatit në Pogradec, asnjë i lënduar

Si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të lënduar, ndërsa raportohen vetëm dëme materiale.

Shkruar nga Versus

Shpërthim me tritol brenda pallatit në Pogradec, asnjë i

Korçë- Një shpërthim me tritol ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm në një pallat në Pogradec.

Sipas policisë, lënda plasëse ka shpërthyer në sheshpushimin mes katit të parë dhe atij të dytë rreth orës 02:30 pranë banesës së një personi të identifikuar si Meardi Berberi.

Për pasojë, raportohen vetëm dëme materiale, fatmirësisht pa të lënduar në njerëz. Policia po punon për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Versus.al

Poll