Elbasan- Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e ndodhur rrëth orës 02:30 të mëngjesit në katin e katërt të një pallati ku pati një shpërthim me tritol.
Mësohet se objektivi i krimit ishin dy motrat të cilat jetonin me qira në hyrjen e pallatit. Apartamenti rezulton të jetë në pronësi të një 59 vjeçari. Ndërsa 26 vjeçari Enea Themollari që jetonte në hyrjen përballë mbeti i plagosur nga shpërthimi dhe u transportua në spitalin Traumës ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Policia po merret me zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur në lagjen “Haxhias”. Versus.al







