
Tiranë- Gjatë seancës plenare ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është përplasur me kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhin.
Spiropali duke vënë në dukje qëndrimet e ndryshme të Bardhit të mbajtura në periudha të caktuara sa i takon Sali Berishës, e pyeti deputetin nëse është personi që flet për hetimin e korrupsionit apo ai që merr porosi nga Sali Berisha për të folur në Kuvend.
“Je ai që lufton për luftën për drejtësi Gazi, me SPAK me fjalë gojë, apo je ai që merr porositë për të folur këtu nga goja e rrugës së shpresës që nuk pushon duke hedhur vrer nda SPAK-UT?
Je ai që kërkoje hetim për babin e Zenit, apo je djali i sapo adoptuar i babait të Zenit? Të ndryshosh mendje nuk është mëkat, por të kesh dy mendje është hall i madh”- tha Spiropali.
Nga ana tjetër, nuk vonoi përgjigjia e Bardhit i cili mori fjalën për replikë dhe duke i kthyer reston Spiropalit duke i përmendur edhe emra të krimit të organizuar.
“Ne nuk bëjmë teatër me korrupsionin, nuk e luftojmë me fjalë. Meqë më pyete se kush jam, unë jam Gazment Bardhi, e kuptoj se do doje të ishe vajza e babait të Surrelit por po pyes mos je gjë motra e Olsit? Je gjë motra e Arben Nokës apo motra e adoptuar e Bajrave të Shkodrës? Gjeje përgjigjien se cila je sepse unë e di përgjigjien”- u shpreh Bardhi.
Sipas Spiropalit se rezoluta i hap rrugë procesit të mëtejshëm për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
“Pavarësisht sesi do votoni, besoj se përtej kartonit e dini se rezoluta për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, e propozuar për t’u votuar nuk është ndryshim kursi i vendit. Është një vijim i natyrshëm i reformimit duke bërë një premtim për të çuar në nivel tjetër mirëqeverisjen dhe për ta bërë të pakthyeshëm fatin europian të Shqipërisë dhe për ta ngritur flamurin tonë në oborrin e BE, brenda vitit 2030”- shtoi ministrja./ Versus.al







