AKTUALITET /

E ndarë në pako, kapen 81 kilogram kanabis në Gumenicë, arrestohet taksisti shqiptar dhe një grek

Droga ishte fshehur në bagazhin e makinës e ndarë në 72 pako.

Shkruar nga Versus

E ndarë në pako, kapen 81 kilogram kanabis në Gumenicë,

Plot 81 kilogram kanabis janë kapur në një taksi shqiptare në Gumenicë të Greqisë.

Mediat vendase raportojnë se në pranga është vënë taksisti shqiptar dhe një shtetas grek.

Droga ishte fshehur në bagazhin e makinës e ndarë në 72 pako.

Shoferi shqiptar është shtetasi Kosta Beqo nga Saranda, 54-vjeç, i shpallur në kërkim pasi ishte dënuar në vitin 2018, por kishte marrë leje për të dalë nga burgu dhe nuk ishte kthyer më.

I arrestuari tjetër është shtetasi grek 52-vjeçar, Mikhail Angjelo. Atyre iu sekuestrua edhe një sasi prej 4370 euro./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: