AKTUALITET /

12 vjeçari rrihet live në Tik-Tok! E ëma denoncon rastin: I kërkonin nga 10 mijë lekë! Frikë për jetën e tij

Disa persona kanë dhunuar fizikisht një 12 vjeçar dhe kanë publikuar pamjet në rrjetin "Tik-Tok". Policia nuk ka vepruar pavarësisht denoncimit të prindërve të të miturit.

Shkruar nga B.V

12 vjeçari rrihet live në Tik-Tok! E ëma denoncon rastin: I

Bullizmi në shkolla së fundmi ka kaluar edhe në dhunë fizike që tregohet me krenari edhe në rrjetet sociale.

Një 12 vjeçar është dhunuar fizikisht nga disa persona ndërkohë që e gjithë dhuna është filmuar dhe publikuar në rrjetin social “Tik-Tok”. Prindërit e të miturit kanë rrëfyer për emisionin “Me Zemër të Hapur”, se djali i tyre ka shenja të shumta në trup si pasojë e goditjeve nga disa persona të cilët i kanë kërkuar t’u jepte nga 10 mijë lekë për secilin.

Ajo u shreh e zhgënjyer nga prokuroria që nuk ka vepruar për të ndëshkuar përgjegjësit dhe shtoi se ndihet e pasigurt për jetën e djalit të saj pasi personat që e kanë dhunuar shkojnë çdo pasdite pranë banesës së tyre.

“Djali që kur u rrah në mënyrë barbare nga 5-6 vetë, nuk është në gjendje të mirë. Ky grup e ka rrahur besoj më shumë se njëherë. Djali nuk tregonte, sepse e kërcënonin. Më përpara se të ndodhte ngjarja, djali ka thyer këmbën në orën e fiskulturës. Këta djem pretendojnë se i ka sharë. Arsyeja e vërtetë ka qenë se ata djem kërkonin lekë nga 10 mijë lekë për secilin, ku do i gjenim ne këta lekë. Ne kemi gjetur mesazhe të tilla. Ata djem janë problematikë në lagje e në shkollë. Jam e zhgënjyer nga Prokuroria. Unë jetën e djalit tim nuk e kam të sigurt, sepse ata djem çdo pasdite vijnë si grup. Policia ka vepruar mirë, jam e zhgënjyer nga Prokuroria. Drejtoresha dhe zv drejtoresha na janë gjendur pranë, sepse kemi pësuar traumë. Asnjë prind i dhunuesve nuk ishte në mbledhje, edhe pse u kërkua. Kërcënimet kanë vazhduar nëpërmjet mesazheve te celulari i djalit”- u shpreh e ëma.

Ndërsa babai i 12 vjeçarit tha se kanë qenë rreth 7 persona që e kanë dhunuar të birin dhe se njëri prej tyre është më i madh se 18 vjeç. Ai tha se videon e dhunës e kishte parë vajza dhe më pas bënë një denoncim, por rasti u pushua nga policia.

“Ne e mësuam ngjarjen vonë. Djali erdhi në shtëpi i enjtur, ishte me shenja gjithandej dhe ishte mbyllur në tualet. Na e tregoi vajza. Kur i thamë se çfarë ke, djali edhe nuk tregoi. Vajza i gjeti video në Tik Tok, ku shihej se rrihej në mënyrë barbare. Ne bëmë denoncim dhe pritëm sa pritëm dhe çështja është pushuar. Janë 6-7 djem që e rrahin djalin. Njëri nga dhunuesit është mbi 18 vjeç. Ai e ka grushtuar më shumë. Aty ka pasur edhe sende të forta. Shumica e atyre djemve janë në shkollë, janë më të rritur, janë në klasa të larta”- tregon babai i të miturit. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: