Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit të Big Brother VIP, aktorja e mirënjohur Tinka Kurti surprizoi aktorin Laert Vasili me mesazhin e saj. Banori e kishte përmendur shpesh aktoren e madhe si frymëzimin e tij në botën e artit.
Ndërsa këtë herë Tinka Kurti i shprehu vlerësimin e saj për të. Por aktorja e madhe e cila ka luajtur mbi 260 role në teatër dhe 95 në film, shokoi jo pak persona pasi u shfaq në shtëpinë e të moshuarve, ku po kujdeset për shëndetin e saj pas një karriere të jashtëzakonshme.
Pavarësisht kontributit të pashoq që ka dhënë për artin shqiptar, megjithatë historia e Tinka Kurtit dhe e shumë artistëve të tjerë, mbetet në harresë dhe neglizhohet. Shpesh, kujtohemi për nderimet dhe shpërblimet vetëm pasi artistë të këtyre përmasave ndërrojnë jetë. Ende nuk dihet arsyeja përse ikona e aktrimit, është lënë të jetojë në azilin e të moshuarve. Versus.al








