Unpublished /

Avokati i Popullit, PD: Të hiqet Endri Shabani, gati të japim firmat për Adriana Kalanë e Besim Ndregjonin

Shkruar nga Versus

Avokati i Popullit, PD: Të hiqet Endri Shabani, gati të japim firmat

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, u pyet nga gazetarët teksa po hynte në Kuvend për procesin e Avokatit të Popullit, i cili ka mbetur në ngërç.

Ajo tha se PD u tërhoq nga firmat për kandidatët që mbështetën sepse në fillim procesi ishte i paorganizuar, duke shtuar se më pas se Kryesia vendosi që të mbështesë 6 kandidatë.

“PD vendosi në mbledhjen e grupit që do të tërhiqnim të gjitha firmat për kandidatët. Duke qenë se procesi ishte ne fillim i paorganizuar dhe do të mbështesim zyrtarisht vetëm ato kandidatë që mbështet Kryesia. Kryesia miratoi kandidatët dhe ato 6 janë kandidatë që opozita mbështet”, tha Tabaku.

Pyetur më pas për emrin e Endri Shabanit, deputetja demokrate tha se nuk do të merret me emra specifikë por me procesin. Sipas saj, procesi është i tillë, që edhe në ditën e seancës mund të tërheqin firmat.

“Deputetë të PD kanë firmosur shumë emra të tjerë dhe jo vetëm këtë. Ka pasur mbi 10 emra të tjerë që ka firmosur. Nuk besoj se ia vlen që të merremi me në emër specifik ne merremi me procesin. Procesi është i tillë që edhe në ditën e seancës ne mund të tërheqim firmat.”, përfundoi Tabaku.

Dhe deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka kërkuar tërheqjen nga rendi i ditës të projekyvendimit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Ai deklaroi se PD ka tërhequr firmat për të gjitha kandidaturat që janë paraqitur për të garuar për pozicionin e Avokatit të Popullit.

Këlliçi theksoi se “PD nuk merr pjesën në këtë farsë sa kohë nuk tërhiqni emrin e Endri Shabanit”, duke theksuar se synimi është që Avokati i Popullit të merret nga PS.

Ndërsa shtoi se kandidaturat e demokratëve janë Adriana Kalaja dhe Besim Ndregjoni.

Poll