Unpublished /

E FUNDIT! Zot mbaj doren dridhet nuk ndalen, tërmet i fortë tronditet vendi

Shkruar nga Versus

E FUNDIT! Zot mbaj doren dridhet nuk ndalen, tërmet i fortë tronditet

Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sonte në Rumaninë lindore, në qarkun Buzau, raporton Agerpres


Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 140 kilometrash, 61 kilometra në lindje të Brasovit dhe 77 kilometra në veri të Ploestit, raportoi Digi24.ro.

Që nga fillimi i shkurtit, shtatë tërmete me magnitudë 2.4 dhe 4.2 ballë kanë ndodhur në Rumani.


Mbi 7700 tërmete në 9 ditë radhazi, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Santorini! Kryeministri grek viziton nesër ishullin

Prej disa ditësh Santorini është “mbërthyer nga paniku” i tërmeteve të njëpasnjëshme që kanë goditur vendin. Si pasojë e kësaj, është shpallur edhe gjendja e jashtëzakonshme.


Aktiviteti i pandërprerë sizmik në zonën detare mes Santorinit dhe Amorgos “detyroi” mijëra qytetarë të largoheshin nga ishulli.

“Bashkia Thira u shpall gjendje emergjente e Mbrojtjes Civile pas vendimit të Sekretarit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile, Vasilis Papageorgiou, për adresimin e nevojave emergjente dhe menaxhimin e pasojave nga aktiviteti sizmik që ka ndodhur së fundmi në zonën e mësipërme. Kjo deklaratë do të jetë e vlefshme nga data 02.01.2025 deri në datën 3.3.2025”,- thuhet në njoftimin zyrtar.


Kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të udhëtojë për në Santorini i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Civile, Vasilis Kikilias.

Sipas informacioneve nga protothema.gr, ai pritet të mbërrijë atje nesër në mëngjes. Mitsotakis do të vizitojë Fira dhe do të bisedojë me përfaqësuesit e mekanizmit shtetëror që janë dërguar atje, si dhe me banorët që kanë mbetur në zonë.


Më shumë se 7.700 tërmete janë regjistruar në zonën Santorini – Amorgos nga 26 janari deri më 4 shkurt, sipas një njoftimi urgjent të lëshuar nga Universiteti Kombëtar dhe Kapodistrian i Athinës (EKPA).

Siç theksohet, shpërndarja e epiqendrave të tërmeteve më 4 shkurt ishte e ngjashme me atë të 3 shkurtit, me shumicën e lëkundjeve që u regjistruan pranë ishullit Anydro.


Në raport theksohet se përveç rrezikut sizmik, zona e gjerë, dhe veçanërisht Santorini, paraqet mundësi për shfaqjen e rreziqeve gjeologjike shoqëruese të tërmeteve, si rrëshqitjet e dheut.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: