Unpublished /

Raporti i AMF shpalos të vërtetat e Sigurimeve/ Kompania Sigal monopol në treg: Pas ndryshimit të Ligjit rriti fitimet por jo dëmshpërblimet!

Shkruar nga Versus

Raporti i AMF shpalos të vërtetat e Sigurimeve/ Kompania Sigal monopol

Në korrik të vitit 2024, Parlamenti miratoi ndryshime të rëndësishme në ligjin që rregullon veprimtarinë e sigurimeve dhe risigurimeve.

Ligji i ri solli risi të rëndësishme: shuma më të larta dëmshpërblimesh në rast aksidenti, ngritjen e një fondi kompensimi nën varësinë e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për rastet kur kompanitë nuk mbulojnë detyrimet, si edhe masa për transparencë më të madhe në publikimin e tarifave dhe praktikave të shlyerjes së dëmeve.

Synimi ishte i qartë: përafrimi me direktivat e Bashkimit Evropian dhe mbrojtja më e mirë e konsumatorit. Por një vit më pas, të dhënat tregojnë një panoramë të ndryshme nga ajo që pritej.

Rriten të ardhurat, ngelen në vend dëmshpërblimet

Raporti i fundit i AMF për periudhën janar–korrik 2025 tregon se të ardhurat nga primet e sigurimit kanë arritur 15.47 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 8.98% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Numri i kontratave gjithashtu është rritur me 6.8%, duke kapur shifrën 929 mijë policash sigurimi.

"Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për janar – korrik 2025 kapën vlerën 15,473 milionë lekë, ose 8.98% më shumë se në janar – korrik 2024. Gjatë periudhës janar – korrik 2025, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 929,459 me një rritje prej 6.81% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë."-thuhet në raportin e AMF. 

Raporti i AMF shpalos të vërtetat e Sigurimeve/ Kompania Sigal monopol

Në të kundërt, shumat e paguara për dëme pothuajse nuk kanë lëvizur: 4.8 miliardë lekë, vetëm 0.9% më shumë se një vit më parë. Pra, rritja e çmimeve dhe e numrit të kontratave nuk është reflektuar në dëmshpërblime më të mëdha për qytetarët.

"Gjatë periudhës janar – korrik 2025, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 4,804 milionë lekë, ose 0.90% më shumë se në janar – korrik 2024."shkruhej më tej në raport. 

Raporti i AMF shpalos të vërtetat e Sigurimeve/ Kompania Sigal monopol

Një treg i ndërtuar mbi detyrimin ligjor
Pjesa dërrmuese e të ardhurave të kompanive vjen nga sigurimi i detyrueshëm i mjeteve motorike (MTPL), i cili zë rreth 60% të tregut. Vetëm për këtë produkt, në 7 muajt e parë të vitit janë lidhur 412 mijë kontrata, nga 378 mijë që ishin një vit më parë.

Ndërsa sigurimet vullnetare – shëndeti, jeta, prona – mbeten të kufizuara në 40% të tregut. Rënia e interesit për sigurimin e pronës ndaj zjarrit apo fatkeqësive natyrore tregon edhe një herë se qytetarët nuk blejnë siguracion sepse i besojnë, por sepse detyrohen nga ligji.

Një kompani në krye të tregut

Në këtë panoramë, vëmendja bie mbi një aktor kryesor: Kompania Sigal. Sigal mban mes 38-40% të totalit të tregut, duke konsoliduar një dominim të dukshëm. 

Si shpërndahet tregu i sigurimeve të detyrueshme?

Tregu i sigurimeve të detyrueshme dominohet kryesisht nga sigurimi i automjeteve, MTPL, që përbën rreth 60% të totalit. Krahasuar me vitin 2024, kur u lidhën 378,181 kontrata, gjatë gjashtëmujorit të parë të 2025 janë regjistruar 412,248 kontrata, një rritje e ndjeshme.

Sigurimet vullnetare, si ato për shëndetin, jetën dhe pronën, përbëjnë vetëm 40% të tregut, gjë që lë të kuptohet se qytetarët shpesh i blejnë këto sigurime më shumë për shkak të detyrimit ligjor sesa nga besimi në përfitime reale. Një rënie vërehet edhe tek sigurimet për Zjarret dhe Forcat e Natyrës.

Megjithatë, të dhënat e publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare nuk tregojnë sa kërkesa për dëmshpërblim janë refuzuar, sa janë vonuar apo sa gjenden ende në proces gjyqësor – një çështje kyçe që ndikon direkt mbi konsumatorët./Versus.al

 

 

 

 

 

 

 

Poll