Unpublished /

Fitoi çmimin Nobel për Paqe, reagon Machado: Ia dedikoj Trumpit dhe popullit të vuajtur venezuelian

Shkruar nga Versus

Fitoi çmimin Nobel për Paqe, reagon Machado: Ia dedikoj Trumpit dhe

Maria Corina Machado ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘X’ pasi u shpall fituese e çmimit Nobel për Paqen 2025. Me fitoren e këtij çmimi, Machado shkruan se u njoh lufta e venezuelianëve për liri, ndërsa citon edhe presidentin Trump shkruan se mbështetet tek ai dhe populli i SHBA-ve.

Në fund, politikania shkruan se çmimin Nobel ia dedikon popullit të vuajtur të Venezuelës dhe presidentit Trump.

“Kjo njohje e luftës së të gjithë venezuelianëve është një shtysë për të përfunduar detyrën tonë: të luftojmë për Lirinë. Ne jemi në prag të fitores dhe sot, më shumë se kurrë, mbështetemi te Presidenti Trump, populli i Shteteve të Bashkuara, popujt e Amerikës Latine dhe kombet demokratike të botës si aleatët tanë kryesorë për të arritur Lirinë dhe demokracinë. Ia dedikoj këtë çmim popullit të vuajtur të Venezuelës dhe Presidentit Trump për mbështetjen e tij vendimtare ndaj kauzës sonë”, shkruan Maria Corina Machado. Versus.al

Poll