Prej javësh në media, qarkullon lajmi se Endri Fuga , njeriu më i afërt i kryeministrit Edi Rama sa i takon këshillimit për strategjitë e komunikimit dhe politikat e ndërmarra, ka ndërprerë bashkëpunimin e gjatë me kryeministrin.
Sot, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi pasi doli nga SPAK se Endri Fuga është arratisur jashtë vendit. Më tej ish-kryeministri pretendon se Fuga ishte thirrur në SPAK për t’u marrë në pyetje për një restorant në pronësi të tij.
“Dhe në atë deklaratë, të shkruar në zyrat e Endri Fugës që më duket se... a dini gjë ku është Endri Fuga? Më thoni pak. Si nuk guxoni të thoni një fjalë për të arratisurit? A e dini se u thirr këtu për restorantin e tij dhe ia mbathi. Ku janë mediat, shtroj pyetjen unë? Pra, shkrim i porositur nga Endri Fuga. Më 4 mars pra deklarata që më anatemonin mua me të gjitha epitetet”- u shpreh Berisha mes të tjerash teksa fliste për gjyqtaren Irena Gjoka dhe sulmet kundrejt tij. Versus.al






