
Një ngjarje tragjike është shënuar në fshatin Plasë të Maliqit, ku një 45-vjeçar është gjetur i pajetë pranë një banese.
Sipas informacioneve paraprake, viktima, i identifikuar si Eduard Çarçani, është gjetur i varur në kangjellat e murit rrethues të shtëpisë. Dyshohet se ai ka tentuar të hyjë në oborrin e banesës, por gjatë ngjitjes bluza i është kapur në kangjella, duke i shkaktuar mbytje aksidentale.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se 45-vjeçari mund të ketë qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ka kryer veprimet e para hetimore dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit./Versus.al
