Unpublished /

Mara Frroku shpërthen ndaj Rudina Dembacajt: Po na ndan nga babai ynë

Sipas Mara Frrokut, e vërteta është ndryshe nga sa shprehej Rudina në rrjetet sociale.

Shkruar nga Versus

Mara Frroku shpërthen ndaj Rudina Dembacajt: Po na ndan nga babai ynë

Vajza e ish-deputetit Mark Frroku ka folur së fundmi për marrëdhënien e saj me aktoren Rudina Dembacaj e cila është bashkëshortja e babait të saj.

Në një deklaratë për Neësbomb.al, Mara Frroku tregon diçka larg imazhit të harmonisë familjare të ekspozuar nga Dembacaj në rrjetet sociale. Në reagimin e saj, Mara Frroku shkruan se ndjen dhimbje kur sheh pretendimet e Rudinës se fëmijët e bashkëshortit i konsideron si “fëmijët e saj”

Sipas Marës mesazhet e bukura nëpër rrjetet sociale dhe publik mund të krijojnë imazhin se gjithçka shkon “perfekt”, por realiteti brenda familjes është ndryshe dhe se sipas saj, Rudina Dembacaj është ajo që po krijon barriera mes tyre dhe të atit, Markut.

Deklarata e plotë e Mara Frrokut:

Këtë deklaratë e shkruajmë me dhimbje, jo me inat, pas disa deklaratave publike Rudina Dembacaj thote se “fëmijët e burrit janë fëmijët e mi”. Fjalët dhe fasadat mund të duken bukur për miqtë, por familjarët e dinë të vërtetën.

Prindëria nuk provohet me deklarata, por me sjellje. Nuk është humane të thuash “janë të mitë” dhe njëkohësisht të ndash fëmijët nga i vetmi prind qe kane apo nga shtëpia e tyre. Familja mbahet me prani dhe përfshirje, jo me kontroll. Sot mjafton të veshësh petkun e familjes për kamera dhe të quhesh i madh; roje porte në shtëpi, protagonist në media. Por fasadat janë klishe, dhe veprimet jo humane nuk duhen duartrokitur duhen mbajtur përgjegjësi. Mara Hanvera Frroku. Versus.al

Poll