Unpublished /

Tenderi 2.3 mln euro për mbikëqyrjen e punimeve te Tuneli i Llogarasë, Berberi ia dha firmës së tij pa përmbushur kriteret! Përdori edhe shtetasin grek

Shkruar nga Versus

Tenderi 2.3 mln euro për mbikëqyrjen e punimeve te Tuneli i

Versus.al ka siguruar detaje nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) lidhur me dosjen në ngarkim të ish-drejtorit Evis Berberi dhe kreut aktual të ARRSH mbi tunelin e Llogarasë.

Kriteret e vendorusa tek dokumentet standarte të tenderit për tunelin, janë përgatitur nga përfaqësuesi i shoqërisë holandeze "Hill International N.V", shtetasi grek, Ioannis Kirkinezis, shoqëri që ka marrë pjesë në këtë procedurë prokurimi si bashkim i operatorëve BOE "Hill International N.V" & "Net Group" sh.p.k.

Kjo e fundit, është kompani e Valter Begajt, njeriut të Evis Berberit dhe është një prej firmave të dyshuara ‘’guaskë’’ për përfitimin e tenderave shtetërorë. Ka qenë vetë Berberi ai që e ka orientuar grekun Ioannis Kirkinezis që të bashkëpunojë me administratorin e ‘’Net Group’’, Valter Begajn për të krijuar marrëveshje bashkëpunimi dhe për të marrë pjesë si bashkim operatorësh në këtë procedurë tenderimi.

Në procedurat e tenderit për kushtet e kompanive për t’u shpallur fituese, rezulton të jetë ndryshuar kriteri i sukseseve që duhet të kenë patur firmat, duke e ulur numrin e viteve të përvojës nga 5 në 3.  Më datë 24 nëntor të 2021-it është ngritur komisioni i vlerësimit të ofertave në procedurën e prokurimit për mbikëqyrjen e punimeve në tunelin e Llogarasë. Komisioni përbëhej nga kryetari Evis berberi, drejtori aktual i ARRSH; Gentian Gjyli, Erald Elezi, drejtor i KESH, Jetmira Dervishi dhe Ela Dobi.

Sa i takon kompanisë holandeze ‘’Hill International HV’’, rezulton se nuk ka depozituar anekset e kontratës në mënyrë që të dallohej se çfarë shërbimi kishte ofruar më herët. Për këtë kusht, ata ishin mjaftuar vetëm me një shumë prej mbi 207 mijë eurosh si faturë për punimet e mëparshme. Madje për shumën e caktuar, greku Kirkinezis kishte patur një bisedë me Berberin të cilin e pyeste nëse mundej që vlera e punimeve që kërkohej në lekë mund të ishte në euro.

"Përshëndetje Letra e Garancisë për pjesëmarrjen sipas RFP duhet të jetë në LEK Ndërsa ne synojmë të nxjerrim nga Greqia (ose Rumania) a mund të jetë e barabartë me EURO?"- mësohet t’i ketë shkruar shtetasi grek Berberit i cili e ka orientuar si të veprojë.

Nga dokumentet e dorëzuara për plotësimin e këtij kriteri, nga shoqëria pjesëmarrëse në këtë procedurë prokurimi, "Hill International NV", rezulton se ajo nuk e ka plotësuar këtë kriter për punët/shërbimet që të jenë realizuar nga kjo shoqëri, për punët e ngjashme të realizuar në kufirin e parashikuar në dokumentet standarde të tenderit. Nga ana e shoqërisë "Hill International NV", për të vërtetuar këtë kriter, janë paraqitur si dokumentacion provues fatura për kontrata të realizuara nga dy shoqëri të tjera të huaja, "Hill International Inc" dhe "Hill International Middle East Ltd", të cilat nuk mund të konsiderohen si punë/shërbim i realizuar nga shoqëria holandeze "Hill International NV", pjesëmarrëse në këtë procedurë prokurimi.

Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje edhe grekun Kirikinezist i cili ka thënë se kriteret e tenderit ishin shumë të vështira për t’u plotësuar dhe në këto kushte kishte kontaktuar me departamentin e firmës holandeze për të kërkuar dokumentacion të filaleve të tjera në mënyrë që të plotësoheshin kriterët. Gjithashtu e njëjta gjë vihet re edhe tek dokumentet e ngarkuara nga Net Group e Valter Begajt e cila rezulton të ketë kryer punë për mbikëyqrjen e 45 kontratave në vlera të vogla. Dokumentacioni i dorëzuar nuk provonte ekperiencën e saj në punë të ngjashme për tunele autostradash, hekurudhash apo metrosh.

Bisedat mes Berberit dhe shtetasit grek

Kirikinezis e kishte kontaktuar Berberin për ta njoftuar se i kishte dalë një problem për të marrë miratimin e kompanisë holandeze të cilën ai e përfaqësonte dhe se për këtë do të udhëtonte nga Greqia drejt Tiranës për t’u takuar me të. Berberi i lë takim në Tiranë dhe të dy takohen për kafe më 8 mars të 2022-it. I pyetur në SPAK nëse ishte takuar me Berberin, Kirikinezis pranon se ishte takuar për të biseduar si po shkonte procesi i vlerësimit të ofertave për tenderin e mbikëqyrjes së punimeve në tunelin e Llogarasë.

Firmosja e kontratës

Më 16 maj të 2022-it është firmosur kontrarta mes ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, përfaqësuar nga Viola Haxhiademi dhe kompanisë BOE "Hill International NV", përfaqësuar nga greku Ioaniss Kirikinezi dhe ‘’Net Group’’ e administruar nga Valter Begaj. Objekti i kontratës është ‘’Mbikëqyrës punimesh në objektin ‘’Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë’’ në seksionin Orikum-Himarë pjesë e autostradës Vlorë-Sarandë. Vlera e shërbimit të ofruar nga këto 2 kompani të cilat as nuk përmbushnin kriteret kap shifrën e 233.640.000 lekëve të reja me TVSH. Sipas SPAK, Evis Berberi, Gentian Gjyli dhe anëtarët e tjerëtë komisionit të vlerësimit të ofertave kanë vlerësuar në kundërshtim me ligjin duke kualifikuar bashkimin e kompanive ‘’Hill International NV’’ dhe ‘Net Group Sh.p.k’’ edhe përse nuk plotësonin kriteret e caktuara në tender. Versus.al

Poll