Unpublished /

Xoxa mohoi apartamentin te ‘Kodra e Diellit’, dëshmia e marangozit në SPAK: Më tha të fshija mesazhet, e dija se ishte i Gaz Pajës

Shkruar nga Versus
Xoxa mohoi apartamentin te ‘Kodra e Diellit’, dëshmia e
Erion Veliaj dhe Gazmend Paja

Më 25 shkurt të këtij viti, aktori i njohur i humorit Gazmend Paja u paraqit në SPAK ku u mor në pyetje për dosjen hetimore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. Dy ditë më pas, Paja u paraqit sërish në SPAK dhe iu sekuestruar celulari.

Versus.al ka mësuar se Paja është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale lidhur me një apartament në Kodrën e Diellit që raportohej se ishte i tij, por në fakt kishte dyshime se pronarë “de facto” ishin Veliaj dhe Xoxa.

Aktori i humorit ka deklaruar para prokurorëve të SPAK se apartamentin e ka porositur në vitin 2010 tek biznesmeni Gentian Sula dhe se e ka mbajtur në përdorim deri në vitin 2019, para se me ndërmjetësimin e Sulës ta shkëmbente me një apartament më të madh për nevoja familjare.  

Për sqarimin e plotë të dyshimeve në dosjen hetimore, është marrë në pyetje edhe pronari i një mobilerie i cili kishte kryer shërbime mobilimi dhe punime për apartamentin e nënës së Ajola Xoxës në 2018-ën tek apartamenti i ndodhur tek Kodra e Diellit. Ai tha se ishte paguar me 2.5 mln lekë të vjetra “cash’ nga Xoxa ndërs zbuloi se rreth vitit 2021 ose 2022 ka kryer punime në apartamentin e katit të fundit, që ndodhej sipër apartamentit ku kishte kryer punimet më parë. Por në dëshminë e tij pronari i mobilerisë ka rrëfyer se në atë kohë ka mësuar që në katin e fundit të së njëjtës godinë, banonte shtetasi Gazmend Paja.

Në dosje thuhet se për ecurinë e punimeve u kujdes vetë Xoxa e cila e kishte shoqëruar në apartamentin që ishte bosh pa u lyer.

Çfarë i ngriti më shumë dyshimet ishte momenti kur Ajola Xoxa e kishte thirrur në zyrat e “SkyTower” ku i kishte kërkuar që të fshinte mesazhet që kishte shkëmbyer me të dhe me punonjësen e saj. kur pronari i mobilerisë e kishte pyetur për arsyen, Xoxa i ishte përgjigjur duke thënë se ashtu e kishte hallin dhe se nuk i dihej.

Ky takim mes tyre ka ndodhur në vitin 2024 përpara se agjentët e BKH të kryenin kontrolle në zyrat e “Harabelit” apo apartamentit të zotëruar prej saj në “sky tower”. Versus.al

Poll