AKTUALITET /

EMRI/ Tragjike në Itali, i plas goma e traktorit, vdes shqiptari

Tragjedi në orët e para të pasdites në Turi-Casamassima, Bari, ku humbi jetën 32-vjeçari me origjinë shqiptare Klevis Bardo, pasi i ra përsipër traktori teksa kthehej në shtëpi.

Shkruar nga Versus

32-vjeçari ishte punonjës i një ferme në Rutigliano. Ai e kishte kaluar ditën duke punuar në arë.

Ende nuk është sqaruar dinamika e ngjarjes, por mendohet se traktori është përplasur me një mur si pasojë e çarjes së njërës prej gomave dhe është përmbysur duke e zënë të riun poshtë.

Fatkeqsisht për 32-vjeçarin shqiptar nuk mund të bëhej asgjë. Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit, karabinierët dhe urgjenca.

Poll