AKTUALITET /

Qëllova për vetëmbrojtje/ Kështu mbrohet në gjykatën greke vrasësi i recepsionistit, Shehu: Mos më çoni në Shqipëri

Shkruar nga Versus

 

Gjykata e Korfuzit ka caktuar këtë të shtunë 40 ditë burg për Gerald Shehun, autorin e vrasjes së recepsionistit Eraldo Novruzi në Dhërmi, në hotelin ku autori ishte bashkëpronar.

Para trupës gjykuese, raportohet se Shehu ka deklaruar se ka qëlluar për vetëmbrojtje pasi viktima e ka sulmuar dhe ofenduar i pari, ndërsa ka kërkuar që të mos kthehet në Shqipëri pasi i rrezikohet jeta.

Gjykata e Korfuzit, ka vendosur një ditë më parë caktimin e masës së "arrestit në burg" me afat 40 ditor për Gerald Shehun, autorin e vrasjes së recepsionistit tek hotel "Greccia", Eraldo Nevruzi.

Gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore, Geraldo Shehu, ka pohuar se është shtetas Anglez dhe se ekstradimi i tij në Shqipëri i rrezikon seriozisht jetën.

Shehu ka pretenduar se vrasjen e ka kryer në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi vetë Eraldo Nevruzi e kishte ofenduar dhe goditur i pari.

Ai ka kerkuar që ta lirojë gjykata me qëllim për tu larguar në Angli, pasi rikthimi i tij në Shqipëri i rrezikon rrealisht jetën.

Pritet që ditën e hënë prokuroria e Vlorës ti drejtohet me një letërporosi autoriteteve greke, duke kërkuar ekstradimin e Geraldo Shehut në Shqipëri, ndaj të cilit është ngritur akuza e vrasjes me paramendim dhe "Fshehja e kufomës" dhe Mbajtja pa lejë e armëve".

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: