Janë gjetur pas 5 ditësh thika dhe çanta e Mario Përlleshit, autorit të vrasjes së nxënësit, Martin Cani.
Thika me të cilën u qëllua në zemër nxënësi 14-vjeçari i shkollës ‘Fan Noli’ është gjetur tek ish-godina e ATSH-së, pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë, në zonën e unazës.
Po aty është gjetur dhe çanta e Përlleshit.
Mësohet se thika dhe çanta e autorit Mario Përlleshi janë gjetur të hedhura në tarracën e një godine një katëshe pranë ish-Atsh në zonën e unazës së Tiranës.
Thika dhe çanta janë gjetur nga policia, ndërsa po kërkohet të mësohet itenerari i udhëtimit të Përlleshajt deri aty dhe kush e ka shoqëruar.
Policia Tiranë:
Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur në afërsi të shkollës "Fan Noli", ditën e sotme, në afërsi të ATSh-së, në rrugën "Fadil Rada" është gjetur mjeti prerës (thika) që autori dyshohet se ka përdorur gjatë ngjarjes.
Gjatë paradites, nxënësi 14-vjeçar që vrau bashkëmoshatarin e tij, me thikë u njoh me masën e sigurisë ‘arrest me burg’ të dhënë nga gjykata.
Ndaj Mario Përlleshajt rëndojnë dy akuza, ato të ‘vrasjes në rrethana cilësuese’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.








