MAGAZINË /

Nën efektin e alkoolit? William Levy në prangat e policisë, aktori i njohur arrestohet në Florida

Është publikuar edhe fotografia e arrestimit, ku Levy shihet në një gjendje jo të mirë.

Shkruar nga Versus

Nën efektin e alkoolit? William Levy në prangat e policisë,

Ylli i telenovelave, William Levy, është arrestuar në Broward County, Florida, për disa vepra penale, përfshirë dehje publike, sjellje të çrregullt dhe hyrje në pronë pa leje. Aktori 44-vjeçar ndodhet aktualisht në paraburgim në qytetin e Weston, sipas mediave amerikane.

Është publikuar edhe fotografia e arrestimit, ku Levy shihet në një gjendje jo të mirë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Las Top News (@lastopnews)

Ky është incidenti i dytë ligjor për aktorin brenda një viti. Më herët, ish-partnerja e tij, Elizabeth Gutierrez, kishte njoftuar policinë për një episod të mëparshëm ku Levy ishte nën ndikimin e alkoolit dhe shoqërohej nga një grua tjetër në banesën e tij. Edhe pse ai rast nuk çoi në ndjekje penale, kishte shkaktuar zhurmë të madhe në media.

As familjarët dhe as vetë aktori nuk kanë reaguar ende publikisht për ngjarjen.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: