POLITIKË /

Zjarri në Kuvend, përjashtohen 24 deputetë të PD, Noka, Bardhi e Nallbati 60 ditë jashtë parlamentit

Komisioni i Etikës ka përjashtuar për 60 ditë nga seancat plenare deputetët Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbatin pas tensioneve në Kuvend në seancën e ditës së hënë.

Shkruar nga Versus

Zjarri në Kuvend, përjashtohen 24 deputetë të PD, Noka,

Sekretariati i Etikës në Kuvend ka marrë vendimin në lidhje me përjashtimin e deputetë të PD-së.

Siç mësohet, sekretari i Pergjithshem i PD, Flamur Noka, kryetari i grupit parlamentar te PD, Gazment Bardhi dhe deputeti Bledian Nallbati janë përjashtuar me 60 ditë nga parlamenti.

Deputeti Edi Paloka është përjashtuar me 10 ditë.

Ndërkohë për pjesën tjetër, 20 deputetë, u mor vendimi për përjashtim 40 ditor nga seancat.

Të përjashtuar me 40 ditë:

Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.

Vendimi u mor pasi u shqyrtuan mirë pamjet e kamerave.

 

Poll