AKTUALITET /

10 mijë suplemente ushqimore e bimore të skaduara në Tiranë në magazinën 'Limited Charm'. Shpallet në kërkim administratori boshnjak

Shkruar nga Versus

10 mijë suplemente ushqimore e bimore të skaduara në Tiranë

Tiranë- Policia ka zbuluar një magazinë ku mbaheshin 10 mijë suplemente ushqimore dhe bimore të skaduara. Mësohet se këto suplemente i përkisnin një kompanie me aktivtet ndërkombëtar në fushën e reklamimit dixhital.

Produktet ishin pa pullën e Agjencisë së Barnave dhe ministrisë së Financave si dhe pa etiketa në gjuhën shqipe.

Për pasojë, policia shpalli në kërkim administratorin 53 vjeçar, J.T nga Bosnje Hercegovina. Ndërsa u proceduan penalisht punonjësit që u gjetën në ambientet e magazinës, J.G, 30 vjeç dhe M.Ç, 26 vjeç.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”. Versus.al

Poll