POLITIKË /

Shehaj për "Durana Park": Fushë me lopë, përfiton Beqiri! Ibrahimaj: S'ka parajsë fiskale, 5 kompani s'paguajnë taksa

Shkruar nga Versus

Shehaj për "Durana Park": Fushë me lopë, përfiton

Në Kuvend u mbajt sot interpelanca e kërkuar nga Agron Shehaj dhe Erald Kapri lidhur të cilët debatuan me ministren Delina Ibrahimaj sa i takon projektit “Durana Tech Park”. Ibrahimaj tha se ndaj projektit janë bërë sulme të padrejta të cilat janë përcjellë edhe në media.

“Një projekt  që javët e fundit ka marrë baltë, llum, por e vërteta për të nuk është folur dot sepse mediat janë mbytur me llumin që rivjen, i cili s’i hyn në detaj analizën dhe merr çdo gjë mundet për të hedhur tym mbi vizionet e qeverisë. Ky është një projekt që prek zhvillimin ekonomik dhe kjo është arsyeja pse interpelancën po e bëj unë dhe jo ministri i Financave. Ka një komponent të politikës fiskale, por në masë është projekt i zhvillimit ekonomik”, tha Ibrahimaj e cila mohoi se ky projekt ishte "parajsë fiskale" duke pretenduar se vetëm 5 kompani nuk paguajnë taksa.

Ndërsa kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj tha se “Durana Park” nga plani për ndërtimin fizik në Xhafzotaj, ka kaluar në funksionimin virtual dhe se qëllimi është favorizimi i biznesmenëve e kompanive me probleme ligjore. Sipas Shehajt, projekti i paraqitur nga qeveria aktualisht është vetëm një fushë me lopë, ndërsa biznesmenët e shpallur në kërkim po përfitojnë për shkak se nuk paguajnë asnjë taksë për 15 vite.

"Ky park do të ishte një park teknologjik ku investitorë të huaj dhe vendas do të ndërtonin start up teknologjike, do të krijoheshin biznese inovative dhe shërbime për perëndimin. Ju premtuat që për këtë qëllim, duhet t’ju premtojmë investitorëve që ata nuk do të paguajnë taksa. Se kjo është mënyra që ata të zgjedhin të investojnë në Durana Park. S’mund t’ju kërkojmë investitorëve të huaj 23% taksa se ndryshe nuk vijnë. I thatë shqiptarëve ju do të paguani taksa, këto s’do të paguajnë. (tregon projektin) Është fushë me lopë. Tani në fakt ju nuk u dorëzuat. Nuk e bëmë dot këtë fizikisht, por mund ta bëjmë virtualisht  dhe vendosët, morët dhe kolegen drejtoreshën e korporatës shqiptare të investimeve dhe ratë dakord. Se nuk mund të ndalonit projektin. 1 muaj para se të hapeshin aplikimet për bizneset që të regjistroheshin virtualisht, Ermal Beqiri, krijoi një shoqatë me biznese në fushën e teknologjisë. Si për rastësi pjesa më e madhe e bizneseve të tij u regjistruan në Durana Park. 2/3 e bizneseve që u regjistruan fiktivisht tek fusha, të paktën 46 biznese virtualisht, 2/3 janë të Beqirit. Tani unë dua të di, sa kompani janë regjistruar në Durana Pak, sa janë të lidhura me persona në arrati? Sa kanë përfituar këto kompani nga favorizimi me zero taksa. A janë përjashtuar këto kompani nga ky projekt?", tha Shehaj gjatë interpelancës. Versus.al

Poll