AKTUALITET /

37-vjeçari në Pogradec humb jeten i dehur, rrëzohet tragjikisht në rrugë

Sipas policisë, shtetasi rreth 37-vjeçar, ka qenë nën efektin e alkoolit dhe është rrëzuar, ndaj dyshohet se vdekja e tij është aksidentale.

Shkruar nga Versus

37-vjeçari në Pogradec humb jeten i dehur, rrëzohet tragjikisht

Ka humbur jetën një 37 vjeçar i cili u gjet i shtrirë  në zonën e quajtur Agjencia në lagjen numër 2 të qytetit të Pogradecit.

I lënduari fillimisht është transportuar drejt spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë dëmtimeve dhe ka ndërruar jetë. Sipas informacioneve të para, ai ka ndërruar jetë rrugës teksa ka qenë duke shkuar në urgjencë. 

Sipas policisë, shtetasi rreth 37-vjeçar, ka qenë nën efektin e alkoolit dhe është rrëzuar, ndaj dyshohet se vdekja e tij është aksidentale. Por, grupi hetimor po heton edhe në pista të tjera për të sqaruar çdo dyshim në lidhje me këtë ngjarje. 

Poll