AKTUALITET /

50 magazina të shkrumbuara dhe mln euro dëm, policia për zjarrin te 5 Maji: Ishte aksidental!

Qytetarët kanë pretenduar më herët se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme që më pas në të njëjtin vend të ndërtohen pallate.

Shkruar nga Versus

50 magazina të shkrumbuara dhe mln euro dëm, policia për zjarrin

Një shkëndijë elektrike shkaktoi zjarrin e madh në tregun e rrobave të përdorura pranë ish-Uzinës Dinamo ku u shkrumbuan mbi 50 magazina të tregtarëve. Sipas policisë, shkaku i zjarrit ka qenë aksidental, ndërsa prokuroria po vijon me hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

"Më datë 08.01.2026, në rrugën “Ferit Xhajko”, dyshohet se, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në kapanonet e tregut të njohur ndryshe si ish-tregu “Uzina Dinamo”, ku për pasojë ka patur dëme të konsiderueshme në mallra dhe dëme materiale. Nën drejtimin e Prokurorisë u kryen veprimet procedurale dhe dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë aksidental. Materialet u referuan në Prokurori për hetime të mëtejshme"- njofton policia.

Tregtarët të cilët panë me sytë e tyre mallin teksa u shkrumbohej dhe flakët nuk shuheshin në kohë, thanë se dëmi i shkaktuar shkon deri në miliona euro. Shumë prej tyre hodhën dyshimet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm dhe se mund të ketë një plan që aty të ndërtohen pallate nga biznesmenë të ndryshëm. Versus.al

Poll