AKTUALITET /

Aksident fatal në Tiranë/ Shoferi i autobusit përplas për vdekje këmbësorin, arrestohet nga policia

Sipas njoftimit zyrtar, 56-vjeçari N. H., teksa drejtonte autobusin në afërsi të zonës së njohur si “Ura e Peshkatarit”, ka përplasur këmbësorin Z. I., 46 vjeç.

Shkruar nga Versus

Aksident fatal në Tiranë/ Shoferi i autobusit përplas për

Shoferi i një autobusi është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi është përfshirë në një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori.

Sipas njoftimit zyrtar, 56-vjeçari N. H., teksa drejtonte autobusin në afërsi të zonës së njohur si “Ura e Peshkatarit”, ka përplasur këmbësorin Z. I., 46 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, 46-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Poll