
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në kryeqytet, specifikisht në zonën e Laprakës, ku një ambulancë është përplasur me një automjet tjetër.
Përplasja ka qenë shumë e fuqishme, duke e bërë që ambulanca të përmbyset në mes të rrugës.
Deri tani, nuk ka pasur informacione të konfirmuara mbi numrin e të lënduarve si pasojë e këtij aksidenti.
Ekipet e shpëtimit dhe atyre të policisë kanë mbërritur shpejt në vendngjarje për të ofruar ndihmën e duhur dhe për të nisur hetimet mbi shkaqet e ngjarjes.
Autoritetet kanë nisur një hetim për të zbardhur rrethanat që çuan në këtë përplasje të rëndë./Versus.al








