AKTUALITET /

Akuza / Pagoi 120 mijë euro Nuredin Dumanin për të vrarë ish-gruan, Apeli liron avokatin

Ishte dëshmia e Nuredin Dumanit ajo që ngarkoi përgjegjësinë penale të avokatit Alban Bengasi. Dumani deklaroi asaj kohe se avokati i njohur i kishte ofruar 120 mijë euro për të vrarë ish-bashkëshorten. Vendimi për lirimin e Bengasit u dha nga gjyqtari Florian Kalaja paraditen e sotme.

Shkruar nga Versus

Akuza / Pagoi 120 mijë euro Nuredin Dumanin për të vrarë

U arrestua nën dyshimin se kishte paguar 120 mijë euro vrasësit me pagesë Nuredin Dumani për të “hequr qafe” ish-bashkëshorten, por Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e la të lirë ish-avokatin Alban Bengasi.

Avokati Alban Bengasi u vu në pranga më 7 shtator të 2023 në aeroportin e Rinasit, pasi u kthye nga Dubai.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”, ku u arrestua i shumëkërkuari për disa atentate dhe ngjarje të rënda kriminale, Nuredin Dumani.

Ishte dëshmia e Nuredin Dumanit ajo që ngarkoi përgjegjësinë penale të avokatit Alban Bengasi. Dumani deklaroi asaj kohe se avokati i njohur i kishte ofruar 120 mijë euro për të vrarë ish-bashkëshorten. Vendimi për lirimin e Bengasit u dha nga gjyqtari Florian Kalaja paraditen e sotme.

Në maj të këtij vitit Bengasi ishte dënuar nga Gjykata e Posaçme me dy vite burg. Me gjykim të shkurtuar Bengasi u dënua përfundimisht 1.4 vite burg, ndërsa SPAK kishte kërkuar dënimin e tij me 4.4 vite burg. Ai u shpall fajtor për akuzën e dhunës në familje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, pasi akuzohet se pagoi Nuredin Dumanin për të dhunuar ish-bashkëshorten e tij.

Akuza / Pagoi 120 mijë euro Nuredin Dumanin për të vrarë

Por më herët gjatë procesit, edhe vetë ish-bashkëshortja e Bengasit, Blerta Ruçi ka kërkuar përmes një deklarate noteriale që të pushohen hetimet pranë SPAK-ut, pasi siç thotë ajo ish-burri i saj nuk ka asnjë lidhje me akuzat e Dumanit.

Njoftimi i Gjykatës:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtar Florjan Kalaja, sot më 27.07.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 173 akti, datë 25.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi A.B., me objekt: Kërkesë për shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg”, dhe vendosi:

◦ Konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit “Arrest në burg” të caktuar ndaj të pandehurit Z. A.B. me Vendimin nr. 42, datë 17.05.2022 dhe të verifikuar me Vendimin nr. 103, datë 08.09.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
◦ Urdhërimin e lirimit të menjëhershëm të të pandehurit Z. A.B. nga ambjentet e paraburgimit, nëse liria e tij personale nuk kufizohet për një shkak tjetër ligjor.
◦ Kundër këtij vendimi mund të ushtrohet rekurs brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të arsyetuar të vendimit.

 

Poll