
Media greke Prothema.gr i ka kushtuar një artikull arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Në shkrimin e saj media helene shkruan se kryebashkiaku i Tiranës akuzohet së bashku me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa për korrupsion dhe pastrim parash.
'Prokuroria po zhvillonte një hetim paraprak ndaj kryebashkiakut të Tiranës dhe bashkëshortes së tij, pas një denoncimi të marrë.
Në të njëjtën kohë, organet e akuzës urdhëruan hetimin për pesë biznesmenë të dyshuar për “korrupsion të funksionarëve shtetërorë apo vendorë”.
Tetorin e kaluar, ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, kundërshtari i Edi Ramës u arrestua me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet edhe për ryshfet pasiv, në kuadër të privatizimit të një stadiumi futbolli në kryeqytetin shqiptar' shkruan ndër të tjera media greke./Versus.al







