AKTUALITET /

Aleanca e Martinajt me Arben Ndokën e Avdylajt e Shijakut kundër Durim Bamit! SPAK çon për gjykim 7 grupe kriminale

Shkruar nga Versus

Aleanca e Martinajt me Arben Ndokën e Avdylajt e Shijakut kundër Durim

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Revanshi”.

Në këtë dosje rezultuan të përfshirë edhe zyrtarë policorë si drejtori i policisë së Lezhës, Henerigert Mitri apo edhe ish-zyrtarë publikë si ish-deputeti i PS Arben Ndoka, i cili dilte në përgjimet e Sky Ecc duke përgatitur një plan për eleminimin e Durim Bamit.

Anëtarët e 7 grupeve kriminale vepronin në një territor të gjerë, si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli. Në kuadër të këtij operacioni u kryen arrestimet e 20 personave, 14 prej të cilëve në Shqipëri dhe 6 të tjerë jashtë vendit. SPAK tha se kishte goditur grupin kriminal të të shumëkërkuarit Ervis Martinaj i zhdukur prej gushtit të 2022-it dhe të ish-deputetit Arben Ndoka në bashkëpunim me grupin e Avdylajve.

Në përgjime shfaqet bashkëpunimi mes Ervis Martinajt, Arben Ndokës dhe grupit të Avdylajve të Shijakut për të rekrutuar vrasës me pagesë.

Gjatë këtij operacioni gjithashtu u godit veprimtaria e drejtorit të policisë së Lezhës Henerigert Mitri i cili organizonte lojërat e fatit në qytet duke bashkëpunuar me biznesmenin strategjik të qeverisë, Pëllumb Gjokën. Ky i fundit mbahet i arrestuar që prej operacionit “Metamorfoza” të organizuar vitin e kaluar.

Në kuadër të “Revanshit”, SPAK ka sekuestruar pasuri me vlerë të përafërt mbi 4,5 milion Euro mes tyre gati 3 milione euro jane para cash dhe valixhe me florinj e ora të shtrenjta, makina të blinduara etj.  Ndërsa janë zbardhur 8 vrasje dhe atentate të mbetura në tentativë.

Mes tyre ajo e Shkëlzen Kastratit ngjarje e ndodhur më datë 01.02.2021 në qytetin e Fierit.  Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen për gjakmarrje, të mbetur në tentativë, të shtetasit Preng Gjini, makina e të cilit u hodh në erë me tritol e vetë shënjestra mbeti i pëagosur rëndë. Identifikimin e autorëve të dyshuar për vrasjen me paramendim, të mbetur në tentativë, të shtetasit Durim Bami, e ndodhur më datë 04.11.2020, në zonën e Krujës. Identifikimin e autorëve të dyshuar për vrasjen me dashje, të mbetur në tentativë, të shtetasit Enrik Metra e ndodhur më datë 04.07.2020, në qytetin e Burrelit. Identifikimin e autorëve të dyshuar për vrasjen me dashje, të mbetur në tentativë, të shtetasit H.T. dhe shkatërrimit të pronës, e ndodhur më datë 18.05.2020, në fshatin Zenisht të Matit. Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve, për vrasjen e shtetasve Fatmir Hyseni dhe A.H., gjatë vitit 2020. Versus.al

Poll