AKTUALITET /

Apeli lë në burg përjetë Redjan Rrajën, dënon me 35 vite burg Ariol Halilajn

Shkruar nga Versus

Apeli lë në burg përjetë Redjan Rrajën, dënon me

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin 'burg të përjetshëm' për Redjan Rrajën, i akuzuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj në nëntor 2019. 

Ndërsa, për Ariol Halilaj, Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi dënimin me 35 vite burg. Të dy akuzohen për atentatin e ndodhur në mbikalimin e Shkozetit në autostradën Durrës-Tiranë, ku u plagos prokurori Arjan Ndoji, aktualisht i shkarkuar nga vetingu, pasagjeri tjetër Aleksandër Laho, njohur si “Rrumi i Shijakut”, si dhe shoferi Andi Maloku, i cili ndërroi jetë disa ditë më vonë./ Versus

Poll