Është arrestuar në Belgjikë vëllai i Suel Çelës, kreu i grupit kriminal të Elbasanit, Mario Çela. Gjatë një megaoperacioni të zhvilluar ditën e djeshme nga SPAK u lëshuan 21 masa sigurie për një grup i cili dyshohet se kryente vepritari kriminale brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë.
Sipas komunikimit për shtyp lëshuar nga SPAK, banda kishte kryer vrasje dhe tentativa për vrasje ndërsa të implikuar dyshohet se janë dhe gjyqtarë dhe ish gjyqtarë, të cilët u krijonin favore anëtarëve të bandës. Ndërsa vetë Suel Çela tashmë më masë sigurie ‘arrest në burg’ është në kërkim, bëhet me dije se në Belgjikë është prangosur vëllai i tij Mario Çela./ Versus.al







