
Krujë- Mijëra bimë kanabis në fshatrat Burz Mal dhe Shkretë janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies.
Gjatë kontrolleve policore, u zbuluan 1150 bimë kanabis në ambiente të përshtatura për kultivimin e tyre. Një pjesë e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.
Për bimët narkotike të gjetura, nuk është arrestuar asnjë person deri më tani ndërsa ende nuk ka ndonjë të shpallur në kërkim. Versus.al







