Ditën e sotme janë rikthyer reshjet e dëborës në vend. Në orët e para të mëngjesit, qarku i Korçës u mbulua nga dëbora dhe ngricat.
Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir në rastet kur udhëtojnë drejt zonave me prezencë dëbore. Ndërkohë siç shihet edhe në pamjet e publikuara, borëpastrueset janë në terren për të bërë të mundur qarkullimin në rrugë.
Njoftimi i ARRSH:
Në orët e para të mëngjesit filluan reshjet e dëborës në Rajonin e Korçës
Në Doganën Kapshticë, në Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Ersekë- Leskovik, borepastrueset ndodhen në terren po punojnë me pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës qarkullimi kryhet pa probleme.
Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore. Versus.al







