AKTUALITET /

Dalin faturat/ Si u shpenzuan mijëra paund për blerjen e veshjeve të Ajola Xoxës (FOTO)

Çmimet variojnë herë disa dhjetëra paund për një artikull, (blerjet porositen kryesisht në Britaninë e Madhe në kompaninë online Net-a-Porter), herë në disa qindra paund, herë në disa mijëra paund për artikuj të veçantë.

Shkruar nga Versus

Dalin faturat/ Si u shpenzuan mijëra paund për blerjen e veshjeve

Ajola Xoxa, gruaja e Erion Veliajt dyshohet se shpenzuar mbi 800 mijë euro për të blerë veshje dhe bizhuteri. Gjykata vendosi për të në seancën e së mërkurës "detyrim paraqitje" dhe "arrest me burg" për kryebashkiakun Veliaj.

Lapsi.al ka siguruar faturat doganore të porosive që ka bërë Ajola Xoxa të vitit 2014, 2015 dhe blerjet nga muaji janar deri në qershor vitit 2016.

Siç e ka sqaruar SPAK, blerjet herë i gjen në emrin Ajola Xoxa, herë në emrin e nënës së saj, Valbona Xoxa. Herë porositë kanë si destinacion zyrat e kompanive tek Sky Toëer, herë shtëpinë në Kodrën e Diellit. Herë blerjet bëhen në paund, herë tjetër në euro apo dollarë.

Të paktën në ato fatura që ka siguruar Lapsi.al, blerjet bëhen në intervale të shkurtra, një herë në javë apo në dy javë.

Porositë janë në marka të njohura, ku bien në sy Michale Kors, Victoria Beckham, Prada, Karl Lagerfeld, Dolce Gabbana, Viviene Westëood etj. Në to porositen fustane, vathë, çanta, veshje intime, këpucë etj.

Çmimet variojnë herë disa dhjetëra paund për një artikull, (blerjet porositen kryesisht në Britaninë e Madhe në kompaninë online Net-a-Porter), herë në disa qindra paund, herë në disa mijëra paund për artikuj të veçantë.

Vetëm në vitin 2014 janë 39 fatura blerjesh, secila me disa artikuj të ndryshëm. Në vitin 2015 janë 30 fatura të ndryshme, secila me disa artikuj. Ndërsa nga janari deri në muajin qershor të vitit 2016 janë 11 fatura të ndryshme.Më konkretisht, fatura e parë për vitin 2014, e marrë si provë nga prokuroria është si më poshtë.

Dalin faturat/ Si u shpenzuan mijëra paund për blerjen e veshjeve

Artikulli i parë është një fund me vlerë 218 paund nga Mother of Pearl Bella.

Artikulli i dytë është një fustan me çmim 104 paund nga Temperley.

Artikulli i tretë është një fund nga Roland Mouret, që kushton 126 paund.

Artikulli i katërt është veshja e sipërme e fundit, edhe ajo një Roland Mouret, që kushton 210 paund.

Shuma totale e faturës është 679 paund.

Sipas dokumentave të prokurorisë, fatura të tilla përsëriten njëra pas tjetrës gati çdo javë ose çdo dy javë.

Për shembull, fatura më poshtë, tregon një porosi të bërë më 24 shkurt të vitit 2014 dhe të porositur nën emrin Valbona Xoxa, që është nëna e Ajola Xoxës.

Dalin faturat/ Si u shpenzuan mijëra paund për blerjen e veshjeve

Porosia e parë është një bikini gome nga firma Mikoh Byron Bay me vlerë 229 paund.

Porosia e dytë është një veshje intime, korse nga kompania Agent Provocateur me vlerë 341 paund, siç mund t’i shihni më poshtë të ekspozuara nga kompanitë në fjalë nëpërmjet modeleve të tyre:

Ilustrimet e mësipërme janë marrë nga faqet e internetit që punojnë shitjet online dhe tregojnë produktet e markave të veshjeve që janë në fatura, bashkë me përshkrimin përkatës.

Më poshtë është një nga faturat e vitit 2015, më saktë është porosia e parë që Ajola Xoxa ka bërë për vitin 2015 dhe mban datën 7 Janar.

Dalin faturat/ Si u shpenzuan mijëra paund për blerjen e veshjeve

Siç shihet, në dokumentin më lart, veshjet variojnë nga fustane tek Viktoria Beckham që kushton 763 paund, e deri tek aksesorë nga linja e Viviene Westwood, funde të tjera më të lira, disa dhjetëra paund etj.

Nga një kërkim në internet, del se fustani i vlerë nga Ajola Xoxa për 763 paund është i modelit që duket në foton më lart. Fustani është i markës Victoria Beckham.

Dalin faturat/ Si u shpenzuan mijëra paund për blerjen e veshjeve

Më lart është një nga faturat e administruara në dosje, ku duket se janë blerë tre fustane, njëri 525 dollarë, njëri 1850 dollarë dhe tjetri 1030 dollarë.

Shuma e plotë për të tre fustanet është 3460 dollarë pa vlerën që duhet paguar në dogana.

Në foton më poshtë janë një palë këpucë të markës Christian Louboutin, të paguara për 398 paund pa llogaritur vlerën e doganës.

Dalin faturat/ Si u shpenzuan mijëra paund për blerjen e veshjeve

Ky model këpucës nga kompania Christian Louboutin është vetëm një nga artikujt e porosisë së datës 15 shkurt 2016, që rezulton në emër të Valbona Xoxës, por që në fakt është porositur nga e bija, Ajola Xoxa.

Dalin faturat/ Si u shpenzuan mijëra paund për blerjen e veshjeve

Vlera e plotë e porosisë është më shumë se 1500 paund.

Në foton më poshtë janë një palë këpucë me lëkurë gjarpri, sërish nga Christian Louboutin. Sipas faturës së datës 15 shkurt, Ajola Xoxa i ka paguar për 619 paund, një model të ngjashëm si më poshtë.

Më poshtë është një çantë e markës Givenchy, modeli Pandora Box. Çantë e zezë e vogël, që Ajola Xoxa e ka blerë për 837 paund pa llogaritur vlerën e doganës.

Një nga porositë, siç duket në faturën më poshtë është vetëm për veshje intime, që lë të kuptohet se është një blerje krejtësisht personale e bërë në datën 22 janar të vitit 2015.

Dalin faturat/ Si u shpenzuan mijëra paund për blerjen e veshjeve

Lapsi.al ka përzgjedhur të publikojë vetëm disa prej artikujve të blerë nga Ajola Xoxa, por faturat e blerjeve janë pak a shumë të njëjta.

Dokumentat tregojnë se janë me dhjetëra fustane, çanta, këpucë, aksesorë të ndryshëm, shpenzime online nga bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj, i cili pretendon se këto nevojiteshin për evente kulturore.

Dalin faturat/ Si u shpenzuan mijëra paund për blerjen e veshjeve

Fakt është që dokumentat tregojnë të kundërtën.
Veshjet personale dhe aksesorët e ndryshëm të porositura nga kompanitë më të famshme në botë, nuk kanë asgjë të përbashkët me projektet kulturore, qofshin këto ekspozita, koncerte apo shfaqje artistike.

E vetmja pikë takimi mes tyre, është burimi nga vijnë paratë; të gjitha nga taksat që ne paguanim për kryeqytetin./Lapsi.al

Poll