AKTUALITET /

Del audio nga seanca e Veliajt, çfarë u tha në bisedën mes tij dhe Prokurorit Dado

Publikohet audio nga seanca e Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliajn, në të cilën është zbardhur një pjesë nga biseda mes tij dhe prokurorit Ols Dado, pas akuzave dhe replikave të vazhdueshme mes tyre.

Shkruar nga Versus

Del audio nga seanca e Veliajt, çfarë u tha në bisedën mes

Publikohet audio nga seanca e Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliajn, në të cilën është zbardhur një pjesë nga biseda mes tij dhe prokurorit Ols Dado, pas akuzave dhe replikave të vazhdueshme mes tyre.

Ky material bëhet publik pas akuzave të kreut të Bashkisë ndaj Prokurorit Dado se ka përdorur fjalë fyese, konkretisht fjalën “ndyrësirë” ndaj tij, gjatë seancës gjyqësore.

Sipas GJKKO-së nga verifikimet e bëra në sistemin audio të kësaj seance gjyqësore fjala 'ndyrësirë' nga ana e prokurorit Olsi Dado nuk është përdorur në asnjë moment.

Pjesë nga dialogu:

Veliaj: Aty ku ndërtoi vetëm ai që ka pronat...

Olsi Dado:  E di se ku shkon ky merret me mua ky! 

Veliaj: Duhet të shpjegohet si funksionon...Pra lejen nuk e merr organizata...

Olsi Dado:S’ke turp që thua banesën e prokurorit këtu! Thua banesën e prokurorit këtu. Ça është ky kërcënim është ky! Është kërcënim ky, tregon banesën?

Përplasja e Dados me Veliajn në sallë ka vijuar deri në momentin kur prokurori Bano ka tërhequr vëmendjen. /Versus.al/

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by versus.al (@versus.albania)

 

Tags:

veliaj dado

Poll