Qyteti i Përmetit është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një efektiv policie, 56-vjeçari Artur Ago, dyshohet se ka pasur marrëdhënie intime me një vajzë 16-vjeçare nga Këlcyra.
Rasti u bë publik fillimisht përmes një postimi në rrjetet sociale, që çoi menjëherë në nisjen e hetimeve nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), e cila mori në dorëzim rastin.
Sipas grupit hetimor, ngjarja lidhet me disa video dhe foto me përmbajtje intime, të cilat u shpërndanë online dhe ishin në posedim të disa të rinjve, të cilët dyshohet të jenë shokë të vajzës.
Të rinjtë dyshohet se tentuan të shantazhonin efektivin, duke i kërkuar para në këmbim të mospublikimit të materialeve.
Deri tani, janë shoqëruar shtatë persona dhe Prokuroria ka lëshuar katër urdhra arresti.
Policia ka arrestuar dy prej të shantazhuesve, ndërsa një i tretë është ende në kërkim. Po ashtu, njerku i vajzës është arrestuar pasi akuzohet për kryerje të veprimeve të turpshme me të miturën.
Hetimet vijojnë për të zbardhur tërësisht ngjarjen dhe për të përcaktuar rolet e secilit të përfshirë./Versus.al






