AKTUALITET /

E njëjta "dorë ekzekutuese"? 3 të vrarë dhe 2 të plagosur brenda 5 ditësh në Shkodër, dyshohet se autori ishte Ragip Gila

Shkruar nga Versus
E njëjta "dorë ekzekutuese"? 3 të vrarë dhe 2
Kristian Kola dhe Ragip Gila

Shkodër- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me dy vrasjet që tronditën kryeqendrën e veriut gjatë kohëve të fundit. Bëhet fjalë për vrasjen e Kristjan Kolës dhe masakrën me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur brenda një lokali.

Sipas gazetarit Igli Çelmeta, policia ka dyshime se në të dyja ngjarjet e ndodhura ka vepruar i njëjti autor, pra 29 vjeçari i arrestuar Rakip Gila, banues në Fushë Kuqe. Grupi hetimor ka mbledhur prova të konsiderueshme që ngrenë dyshimet për autorësinë e njëjtë në të dyja krimet e rënda.

Një prej detajeve që theksohet është fakti se në të dy rastet, autori ka lëvizur me motor dhe i maskuar me skafandër. Pritet që motorit që u gjet i djegur pas vrasjes së Kristian Kolës t’i bëhet një ekspertizë e dytë për të parë nëse ka shenja Ragip Gilës. Versus.al

Poll