
Fier- Një 60 vjeçar i identifikuar si Gëzim Sulejmanaj është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht djalin e tij.
Pas kontrollit të kryer nga policia në kuadër të operacionit “Danger”, në banesën e 60 vjeçarit u gjetën: 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë, 2 armë gjahu, 12 krehra dhe municion luftarak.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Versus.al







