AKTUALITET /

Dorëheqja e Lindita Nikollës / Të majtët e lavdërojnë, Berisha nuk e kursen

Në postimet e bëra në rrjete sociale nga politikanët, duket qartazi vlerësimi që i kanë bërë Nikollës përgjatë këtyre 3 viteve që ka udhëhequr këtë post, por jo vetëm. Berisha i uron shërim të shpejtë, por e quan skllave

Shkruar nga M.H
Dorëheqja e Lindita Nikollës / Të majtët e
Lindita Nikolla

Dorëheqja e lajmëruar mbrëmë nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, për arsye shëndetësore, ka shkaktuar mjaft reagime, si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita.

Në postimet e bëra në rrjete sociale nga politikanët, duket qartazi vlerësimi që i kanë bërë Nikollës përgjatë këtyre 3 viteve që ka udhëhequr këtë post, por jo vetëm.

Për Elisa Spiropali, ministren e Marrëdhënieve me Parlamentin, znj. Nikolla ka qëndruar në lartësinë, dinjitetin dhe drejtësinë që i takon asaj detyre.

“Kuvendi, posaçërisht vitin e fundit parlamentar, është kthyer shpesh në shesh përsheshi fjalësh, flakadanësh, tymi e zjarri. Lindita qëndroi në lartësinë, dinjitetin dhe drejtësinë që i takon asaj detyre.”- shkroi mes të tjerave Spiropali.

Nuk ka munguar as reagimi i kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili i uroi shërim të shpejtë kryetares së dorëhequr. Por nga ana tjetër Berisha nuk ja ka kyersyer as në këtë ditë kritikat, duke e cilësuar si një skllave e verbër e pa dinjitet e Edi Ramës, që ka shkelur ligjet e rregulloren në mbrojtje të shokut të tij.

Si mjek, asaj si çdo njeriu i uroj me sinqeritet shërim të shpejtë dhe të plotë.

Kurse për të tjerat deklaroj se ajo ka qenë një skllave e verbër e pa dinjitet e Edi Ramës, kreut të narko-regjimit të Tiranës për të cilin Linda nuk ka njohur rregullore, ligje dhe Kushtetutë dhe i ka shkelur ato në mbrojte të shokut te saj të armëve si asnjë Kryetar/ kryetare tjetër në 33 vjet parlament pluralist. Ajo ka mbështetur me fanatizëm sistemin e shokut te saj të armëve në vjedhje dhe ka shkelur si askush tjetër të drejtat themelore kushtetuese të Opozitës në Parlament.

Por krejt të kundërten mendon deputeti socialist Erion Braçe. Edhe ai nëpërmjet një reagimi të bërë në rrjete sociale u shpreh se Lindita Nikolla ishte fuqia e qetë e Kuvendit. Ai e përshkruan kryeparlamentaren e dorëhequr si një grua të denjë, serioze dhe të paqtë në mes të një betejë lufte.

“Lindita Nikolla ishte fuqia e qetë e Kuvendit! Një grua e denjë-plotë dinjitet, serioze, e përmbajtur, e përulur, kurrë arrogante, e paqtë në një sallë e kohë që të tjerët e sollën përballë saj si luftë, fushë betejë; u përball me situatën më të rëndë, sulmin më të egër-personal e ndaj institucionit më të lartë të Republikës në 33 vite”, shkruan Braçe.

Dorëheqja e Lindita Nikollës / Të majtët e  

 
Poll