AKTUALITET /

Dosja e SPAK për Veliajn/ Si kryebashkiaku siguroi vila nga biznesmeni Sula që fitoi tenderin për ndërtimin e Teatrit

Shkruar nga Versus
Dosja e SPAK për Veliajn/ Si kryebashkiaku siguroi vila nga biznesmeni Sula
Biznesmeni Gentian Sula, kryebashkiaku i arrestuar Erion Veliaj

Versus.al ka siguruar detaje nga dosja dhe hetimet e SPAK lidhur me kryebashkiakun e arrestuar Erion Veliaj i cili akuzohet për 9 raste korrupsioni. Mes 5 biznesmenëve për të cilët u caktua masa e detyrim paraqitjes ishte edhe biznesmeni Gentian Sula i kompanisë ndërtuese “AGI KONS”.

SPAK e akuzon Veliajn se është korruptuar nga Sula në këmbim të tenderave të dhënë ndaj kompanisë së tij, ku mes tyre përmendet ai i ndërtimit të Teatrit Kombëtar pas shembjes së godinës së vjetër.

Në dosjen e SPAK thuhet se kallëzuesi Nesti Angoni nuk ekzistonte, por pas verifikimeve të bëra, pretendimet e bëra në denoncimin e tij qëndronin. Ashtu siç ka denoncuar “Nesti Angoni”, Gentiana Sula gruaja e biznesmenit Gentian Sula, është punësuar në Ministrinë e Mirëqenies Sociale kur në krye të dikasterit u emërua Erion Veliaj në 2013-ën. Sipas kallëzuesit, në kohën që Erion Veliaj u emërua Ministër i Mirëqenies Sociale, bleu një pasuri të paluatshme-banesë, të ndodhur në bllokun rezidencial “Kodra e Diellit”, në pronësi të Gentan Sulës.

Pjesë e hetimeve kanë qenë edhe të dhënat e sistemit TIMS nga ku rezulton se që prej 2004-ës deri në 2017-ën, Erion Veliaj dhe Gentian Sula të kenë udhëtuar me Charter në të njëjtat ditë duke u nisur nga Rinasi.

 “U krye këqyrja e Sistemeve TIMS dhe Raporte e Statistika TIMS nga ku rezultoi se: 1) Më datë 13.08.2004, ora 16:46 në Pikën Kufitare Rinas, shtetasi Erion Veliaj ka udhëtuar me linjë e udhëtimit CHARTER. Më datë 13.08.2004, ora 17:08 në Pikën Kufitare Rinas, shtetasi Gentjan Sulaj ka udhëtuar me linjë e udhëtimit CHARTER; 2) Më datë 04.08.2006, ora 12:07 në Pikën Kufitare Rinas, shtetasi Gentjan Sulaj ka udhëtuar me linjë e udhëtimit CHARTER. Më datë 04.08.2006, ora 14:40 në Pikën Kufitare Rinas, shtetasi Erion Veliaj ka udhëtuar me linjë e udhëtimit CHARTER; 3) Më datë 15.08.2017, ora 08:29 në Pikën Kufitare Rinas, shtetasi Erion Veliaj ka udhëtuar me linjë e udhëtimit TURKISH”- thuhet në dosjen hetimore.

Sipas SPAK në faqen e internetit “openprocurment.al” u verifikuan tenderat ku kompania e Gentian Sulës “AGI KONS” kishte fituar nga bashkia e Tiranës. Po ashtu firma “AGI CONS” rezulton fituese në tenderat për rehabilitimin e disa rrugëve që prej vitit 2016.

Disa prej tenderave të fituar nga AGI CONS:

Më datë 15 shkurt 2018 bashkia Tiranë njoftoi se kompania “AGI KONS” ishte shpallur fituese për koncesionin e Përmirësimin e Infrastrukturës Arsimore në zonën Tirana1 ku ishte parashikuar ndërtim i 5 shkollave për një periudhë 7 vjeçare.

Më datë 30 prill 2019, bashkia e Tiranës ka njoftuar se për tenderi për rehabilitimin e parkut Rinia është fituar nga kompania “AGI KONS” dhe se të gjithë kompanitë e tjera konkurruese ishin skualifikuar.

Më datë 1 tetor 2022 bashkia Tiranë ka njoftuar për fazën e parë të ndërtimeve për godinën e Teatrit Kombëtar, konktratë me vlerë 1 840 784 139, 00 lekë, për të cilën u shpall fituese sërish kompania e Gentian Sulës.

Veprimet verifikuese të SPAK konfirmuan denoncimet e bëra nga Nesti Angoni sa i takon vilave të blera nga Veliaj dhe të afërmit e tij në Qerret në komplekse të ndërtuara nga “AGI KONS”. Në dosjen hetimore thuhet se Veliaj dhe Xoxa ishin defacto pronarët e vilës në Qerret për të cilat paguanin edhe mirëmbajtës dhe pastrues, pavarësisht se Vila rezultonte në emër të Arbër Veliajt. Versus.al

Poll