Një hetim i nisur nga SPAK në vitin 2023 çoi në goditjen e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine.
Në pranga nga ky operacion ranë 7 shtetas shqiptar dhe tre të huaj. Si një grup kriminal ata vepronin në bazë të një hiearkie. Nga burimet hetimore thuhet se rolet kryesore luheshin nga Geis Fejsullai ku dhe në banesën e tij në Tiranë u zbulua edhe një prej pikave të përpunimit të kokainës që më pas shitej në treg.
Kjo hierarki vijonte më pas me Klajdi Birçen, Artion Çaushllari i cili ka qenë i angazhuar më herë me detyra shtetërore, si Sekretar i Këshillit Bashkiak pranë minibashkisë nr.2 në kryeqytet dhe Endi Sejdini.
Pjesa tjetër e grupit si Aldi Zonja, Ismail Abdurrahmanaj e Baki Huqi, kishin role dytësore ndërsa dy shtetasit venezuelian Joze Ramon Zacarias Vasquez, Samuel Alfonso Moreno Serrano dhe shtetasi kolumbian Hiwlen Ledezma Narvaez ishin sjellë në Shqipëri si ekspertë të përpunimit të drogës.
SPAK ka qenë në dijeni për dy raste të ngarkesa dhe itenararin që kanë ndjekur të cilat vinin të fshehur në lëkurat e gjedheve një mënyrë e përdorur nga ky grup për ta kamufluar dhe për t’i shpëtuar kontrolleve me qen antidrogë për shkak të erës së rëndë të lëkurës së bagëtive.
Po cili ishte intenerari i ngarkesës me kokainë?
Ngarkesat njëra prej të cilave ka mbërritur në shtator dhe tjetra në nëntor të këtij viti niseshin nga Amerika Latina dhe kanë bërë transit në portet italiane për të mbërritur në brigjet shqiptare. Hetuesit shqiptar që merreshin me ngjarjen kanë konfirmuar se kanë qenë në dijeni të këtyre lëvizjeve por janë koordinuar me partnerët e huaj që të mos ndaloheshin për të gjurmuar, destinacionin dhe personat që merreshin me këtë aktivitet.
Ky grup kriminal gjithashtu kishte zgjedhur zona të sigurta ku shmangej edhe kontrolli si ajo e Qerekës pranë Riansit.
Në laboratorin e përpunimit të kokainës në Qerekë, autoritetet gjetën 850 lëkurë të kriposur bagëtish, 48 ton, ku SPAK thotë se fshihet kokainë e importuar nga Amerika Latine.
Prokuroria e Posaçme po punon me agjenci partnere të zbatimit të ligjit, për subjekte të tjera që mund të jenë përfshirë në këtë aktivitet, dhe kryesisht me shtetas shqiptar që kanë luajtur rol domethënës për të siguruar kokainën në Amerikën Latine apo kanë koordinuar veprimet atje.10 personat e arrestuar dalin për masë në Gjykatën e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, të hënën e 18 nëntorit në orën 09:30./Versus.al







