AKTUALITET /

“E mori shoku në telefon dhe hyri në tualet”, telefonata tërboi shqiptarin që vrau gruan me çekiç në Greqi

Edhe para grupit hetimor, shqiptari ka deklaruar se krimin e kishte kryer për shkaqe xhelozie, pasi dyshonte se gruaja e tij e tradhëtonte.

Shkruar nga Versus

“E mori shoku në telefon dhe hyri në tualet”, telefonata

Greqi- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e bërë publike dje në vendin fqinj, ku shqiptari Kastriot Cenko kishte vrarë me çekiç gruan e tij Alba Cenko.

Mediat vendase shkruajnë se 39 vjeçari nga Fieri ishte nervozuar me bashkëshorten e tij pas një telefonate që i kishte ardhur kësaj të fundit. Pasi 32 vjeçarja e cila u telefonua nga një shok i saj, hyri në tualet për të folur, autori ka humbur toruan dhe ka nisur ta dhunonte.

Më pas e ka goditur me çekiç duke e lënë të vdekur. Trupin e pajetë të të resë e mbështolli me çarçaf dhe e la fillimisht në dhomën e gjumit dhe më pas e çoi në papafingo.

Kur fëmijët e mitur u zgjuan në mëngjes dhe pyetën se ku ishte mamaja e tyre, autori u tha se kishte shkuar në punë. Me të dërguar fëmijët në shkollë, 39 vjeçari Kastriot Cenko vendosi të njoftonte autoritetet për vrasjen brutale që kishte kryer për shkak të xhelozisë. Versus.al   

Poll